
Përse ti duhet te lexosh çdo ditë
- A duhet të lexojmë e pse? Pyetje, që duhet t’ia bëjë secili vetes, në një botë ku ka kaq shumë libra e në një kohë, kur libri gjithnjë më shpesh zëvendësohet me mjetet moderne të komunikimit, që gjithsesi, nuk do të mund t’ia zënë kurrë vendin! Sepse libri është diçka tjetër, diçka më shumë. Leximi ka vlerë të madhe; na ndihmon për të kuptuar më mirë vetveten e kohët – të djeshmen, të sotmen, e edhe të ardhmen.
- Leximi na pasuron jetën, na bën të aftë të përdorim fjalët e duhura, në kohën e duhur, për të shprehur mendimet tona, në një botë, që sundohet nga mendimet e të tjerëve. Makina teknologjikisht më e frytshme që ka shpikur ndonjëherë njeriu, është libri! Të lexosh një libër, nuk do të thotë të dalësh nga bota, por të hysh në botë, nga një derë tjetër!
Kush grumbullon libra, grumbullon dëshira; e kush ka shumë dëshira, mbetet gjithnjë i ri, edhe kur mbush 80 vjeç! Prindërit na mësojnë të duam, të qeshim, të vrapojmë. Po vetëm duke hyrë në botën e librave, zbulojmë se kemi edhe flatra! E mësojmë të afirmojmë vetveten.
Tag:Texo General